Bileta avioni te lira nga
Tirana, Prishtina, Shkupi, Podgorica!

Si te udhetojme me lire?


Nga vendet fqinje, Mali i Zi dhe sidomos nga Maqedonia, alternativat janë më të shumta dhe më të lira. Wizz Air operon nga Shkupi drejt 26 destinacioneve në Europë dhe nëse prenotoni herët mund të gjeni bileta edhe më lirë se 50 euro për në Barcelonë, Gjermani, Stokholm, Londër, Romë etj.

Bileta te lira nga Shkupi

Kini parasysh që udhëtimi deri në aeroportin e Shkupit zgjat rreth 5 orë dhe nëse shkon me makinë shpenzoni benzinë dhe kartonin jeshil 40 euro. Por ju mund të merrni linjën e autobuzit Tiranë-Prishtinë-Shkup që niset në orën 06:00 ne Terminali Ndërkombëtar i Autobusave Tiranë dhe mbërrin në Shkup në orën 13:30.

Bileta te lira nga Podgorica

Nje vend tjeter fqinj dhe shume prane nesh eshte Mali i Zi. Në Podgoricë veprojnë dy operatorët low cost, Ryan Air dhe Easy Jet, nga të cilët mund të gjesh alternativa të lira, sidomos për kthimin nga Londra (më pak se 50 euro).

Nepermjet platformes Arberor ju mund te shikoni sugjerime te lira drejt destinacioneve te ndryshme.